logo

A po realizohet e drejta ime për shëndetin më të mirë?

E drejta e fëmijës për trajtim shëndetësor garantohet si me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, ashtu dhe me legjislacionin e Kosovës. Përkundër kësaj, fëmijët vazhdojnë të kenë qasje të limituar në kujdesin shëndetësor.

Raporti “A po realizohet e drejta ime për shëndetin më të mirë?” ofron një pasqyrë të disa prej fushave kryesore që duhet të merren parasysh në zhvillimin dhe zbatimin e politikave për të drejtat e fëmijëve në shëndetësi. Dokumenti paraqet të dhënat vitale për fëmijët, lindshmërinë dhe vdekshmërinë e foshnjeve, lindjet nën peshë, vaksinimin, gjidhënien dhe gjendjen e të ushqyerit, trajtimin e fëmijëve me sëmundje të rënda, mungesën e barnave nga lista esenciale dhe menaxhimin e buxhetit.

Ky raport është hartuar në kuadër të Grupit Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi.

Për të lexuar raportin e plotë, ju lutem të klikoni në vegëzën më poshtë: http://www.komfkosova.org/wp-content/uploads/2017/12/Dokumenti-per-Te-Drejtat-e-Femijeve-ne-Shendetesi.pdf

 

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara