logo

Gjidhënia gjatë pandemisë Covid-19

Shumë nëna janë shqetësuar dhe kanë pasur dilemën nëse duhet të fillojnë apo vazhdojnë gjidhënien e fëmijës së tyre gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Deri më tani, virusi nuk është gjetur në qumështin e gjirit dhe të gjitha nënat këshillohen që të vazhdojnë ushqyerjen me gji. Nuk ka asnjë provë se virusi transmetohet përmes ushqyerjes me gji.

Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që edhe tek nënat të cilat janë të dyshuara apo të konfirmuara me Covid-19, pas lindjes, foshnja duhet të vendoset menjëherë në gjoksin e nënës në mënyrë që të arrihet kontakti “lëkurë me lëkurë” dhe foshnja të ushqehet me gji. Kjo pasi kontakti me lëkurën e nënës përmirëson dhe rregullon temperaturën e të porsalindurve dhe shoqërohet me vdekshmëri të zvogëluar neonatale. Vendosja e të porsalindurit pranë nënës gjithashtu mundëson fillimin e hershëm të ushqyerjes me gji, gjë që gjithashtu zvogëlon vdekshmërinë neonatale. Përfitimet e shumta të kontaktit nga lëkura e fëmijës me  lëkurën e nënës dhe ushqyerja me gji në mënyrë të konsiderueshme tejkalojnë rreziqet e mundshme të transmetimit dhe sëmundjes që lidhen me Covid-19.

Poashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon nënat të cilat konfirmohen apo dyshohen se kanë Covid-19, të vazhdojnë ushqyerjen me gji duke mbajtur higjienën e duhur, kjo pasi që transmetimi i virusit Covid-19 përmes qumështit të gjirit dhe ushqyerjes me gji nuk është zbuluar.

Por cilat janë rekomandimet për mbajtjen e higjienës për një nënë të konfirmuar / dyshuar me Covid-19 që ushqen fëmijën me gji?

Nëse një nënë është konfirmuar / dyshuar se ka Covid-19, ajo duhet të:

  • Laj duart shpesh me sapun dhe ujë ose të pastrojë duart me dezinfektues me bazë alkooli, veçanërisht para se të prek fëmijën;
  • Vendosë një maskë mjekësore gjatë gjidhënies;

Është e rëndësishme të:

- Zëvendësoni maskat sapo të lagen;

- Hidhni menjëherë maskën;

- Mos ripërdorni një maskë;

- Mos prekni pjesën e përparme të maskës, por zgjidhni atë nga pas;

- Kur teshtini ose kolliteni në fasulet, menjëherë hidhni atë dhe pastroni duart me ujë dhe sapun apo me dezinfektues me bazë alkooli;

  • Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet.

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara