Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në proces të hartimit të Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç. MASHTI ka emëruar KOMF pjesë të grupit punues për hartimin e këtij Ligji. Në kuadër të grupit punues, KOMF ka deleguar për përfaqësim Remzije Krasniqin nga organizata anëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve, me qëllim të kontribuimit dhe avokimit në kuadër të grupit për përfshirjen e rekomandimeve të KOMF, për të hartuar një Ligj sa më cilësor për fëmijërinë e hershme.
KOMF bashkë me organizatat anëtare në fushën e fëmijërisë së hershme ka dërguar poashtu komentet në kuadër të konsultimeve publike për Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç.
MASHTI poashtu ka filluar procesin e hartimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2022-2026. Pjesë e Grupit punues Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe gjithëpërfshirja është caktuar edhe KOMF. Në këtë grup punues, KOMF ka deleguar për përfaqësim Mevlude Murtezaj nga organizata anëtare CIPOF, me qëllim të kontributit profesional për hartimin e planit strategjik të arsimit që siguron gjithëpërfshirje.