logo

Udhëzues për fasilitimin e sesioneve informuese për prindërit

Ky udhëzues do të ndihmojë profesionistët dhe lehtësuesit në sesionet me prindër dhe në sesionet prindër-fëmijë për të zhvilluar dhe për të mbajtur sesione të suksesshme, me qëllim të rritjes së njohurive, vetëdijesimit dhe përmirësimit të praktikave dhe sjelljes që japin rezultate më të mira në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës. Ky është një proces hap pas hapi i cili përmban sesione, plane për sesione, shënime për lehtësuesit, situata për diskutimet në grupe dhe lojë me role dhe demonstrime. Në këtë udhëzues do të gjeni sesione prindërore që ftojnë familjet të cilat marrin pjesë në grupet e komunitetit për të mësuar dhe për të përshtatur praktikat më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve 0-6 vjeç.

Kjo Pako udhëzuese përmban udhëzime për fasilitimin e sesioneve informuese për çështjet si më poshtë:

  • Gjidhënia dhe të ushqyerit e shëndetshëm;
  • Rëndësia e imunizimit dhe sëmundjet që parandalohen me anë të vaksinimit;
  • Zhvillimi kognitiv;
  • Si të shmangim dhunën fizike dhe verbale dhe të rrisim fëmijët në një ambient pa dhunë;
  • Zhvillimi emocional;
  • Zhvillimi gjuhësor/i të folurit dhe komunikimi;
  • Zhvillimi i shkathtësive fizike gjatë fëmijërisë së hershme: Zhvillimi motorik i madh dhe i vogël
  • Praktikat esenciale higjienike;
  • Rëndësia e mbështetjes / ndërhyrjes së hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre;
  • Promovimi i sigurisë dhe zhvillimit socio-emocional të fëmijës përmes ndërveprimit prind fëmijë dhe mes vetë prindërve;
  • Fëmijëria e hershme: Televizioni dhe Interneti.

Me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe cilësisë në kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme në Kosovë, klikoni vegëzën më poshtë ku do të gjeni pakon e plotë me udhëzime të përgatitur nga organizata anëtare e KOMF, Save the Children në Kosovë.

https://kosovo.savethechildren.net/sites/kosovo.savethechildren.net/files/library/Pako_compressed.pdfpako udhëzuese sesione prindërsesione informuese prindërit

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara