KOMF me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve, krijimit të një ambienti të sigurtë dhe miqësor, për të siguruar standardet më të larta të sjelljes dhe praktikës profesionale, për të siguruar që asnjë dëm nuk do t’ju ndodhë në asnjë situatë fëmijëve gjatë përfshirjes së tyre në programet e organizatave që punojnë me fëmijët, prezanton modelin e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës, si një mjet që rrit vetëdijen dhe të kuptuarit e përbashkët mbi abuzimin, si dhe krijion një sistem parandalimi, reagimi dhe mbrojtjeje për fëmijët ndaj formave të ndryshme të abuzimit.
Ky model përmban parimet dhe kornizat krysore të nevojshme të Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës, si dhe mbështetet nga udhëzime të qarta mbi atë se si duhet të zbatohet nga organizatat që punojnë me fëmijët. Procedurat e veçanta dhe listat kontrolluese janë pjesë e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës, duke përfshirë procedurat e raportimit për veprimet të cilat nuk janë në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve.
KOMF inkurajon të gjitha organizatat jo qeveritare dhe qeveritare, organizatat fitim prurësese, të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, të hartojnë dhe të adaptojnë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijës, bazuar në programet dhe specifikat e organizatës, për të garantuar një ambient të sigurtë dhe mbrojtës për fëmijët. Krahas hartimit të Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës, organizatat rekomandohen fuqishëm të bëjnë ngritjen e kapaciteteve të personelit për zbatimin e politikës.
Për të lexuar raportin e plotë, klikoni në vegëzën më poshtë: http://www.komfkosova.org/wp-content/uploads/2018/06/KOMF-Modeli-i-Politik%C3%ABs-p%C3%ABr-Mbrojtjen-e-F%C3%ABmij%C3%ABs.pdf