Përfaqësues të KOMF, Hana Zylfiu-Haziri nga Kosova Education Center – KEC, Mevlude Murtezi nga Childproof/CIPOF, Rema Krasniqi nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Donjeta Kelmendi nga KOMF u takuan sot me zv. Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku, ku diskutuan mbi bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e fëmijërisë së hershme.
KOMF u shpreh i gatshmëm të mbështes proceset për përmirësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e fëmijërisë së hershme si dhe Komitetin Këshillues për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në kuadër të Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.