logo

KOMF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me fokus në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Fushat e bashkëpunimit:

  • Bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme, përmes:
    - Mbajtjes së webinareve në kuadër të platformës virtuale të KOMF për zhvillimin në fëmijërinë e hershme aferfemijes.org.
  • Bashkëpunimi në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe zhillimin në fëmijërinë e hershme.
  • Avokimi i përbashkët për çështjet me interes në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
  • Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara