Fëmijët e institucionit parashkollor “Lulevera” në Prishtinë ndanë gëzimin e festës së fundvitit me fëmijët pa përkujdes prindëror në Kosovë! Fëmijët bashkë me prindërit e tyre përgatitën 130 dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror në Kosovë, ku KOMF përmes Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP ndërmjetësoi në ndarjen e tyre.
Faleminderit Kopshtit Lulevera, fëmijëve dhe prindërve! Fëmijët në strehim familjar dhe në strehim tek të afërmit do të jenë më se të lumtur të pranojnë dhuratat nga shoqet e shokët e tyre bashkëmoshatarë.
Urojmë që aktivitete të tilla të inspirojnë edhe familje tjera, për të mbështetur fëmijët në nevojë dhe në të njejtën kohë për të zhvilluar ndjenjën e empatisë dhe solidaritetit tek fëmijët qysh në fëmijërinë e hershme.