logo

Platforma e MAShTI "Edukimi në Distancë - Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme"

Si pasojë e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid-19, në Kosovë janë mbyllur të gjitha nivelet e arsimit, duke përfshirë edhe edukimin në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me UNICEF dhe Save the Children ka lansuar platformën ''Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç'' me qëllim të mbështetjes së prindërve/kujdestarëve ligjor, fëmijëve dhe edukatorëve në realizimin e aktiviteteve ditore/javore në kushte shtëpie.

Përmbajtja e aktiviteteve të prezantuara në këtë platformë i stimulon fëmijët në zhvillimin e tyre në të gjitha fushat zhvillimore si: fushën fizike, njohëse, emocionale, matematikore dhe në atë të kreativitetit. Po ashtu kjo platformë sjellë informata se si të flitet me fëmijët për pandeminë Covid-19.

Në vazhdimësi në këtë platformë publikohen tema mujore, javore dhe ditore, formularë monitorimi për edukatorë, shembuj të aktiviteteve të realizuara nga fëmijët, video të ndryshme dhe materiale që flasin për zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ju ka bërë thirrje prindërve, kujdestarëve ligjor dhe edukatorëve që të zhvillojnë me fëmijët aktivitetet ditore të paraqitura çdo ditë në këtë platformë, në mënyrë që ta bëjnë këtë kohë më të lehtë dhe cilësore për fëmijët.

Poashtu MAShTI në bashkëpunim me partnerët dhe me ekspertët, ka njoftuar se është e gatshme t’u përgjigjet pyetjeve të cilat prindërit/kujdestarët ligjor dhe edukatorët mund t’i parashtrojnë çdo ditë.

Linku për qasje në platformë: https://edukimihershem.rks-gov.net/aktivitetet-javore/

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara