“Unë po shoh me syrin tim të vogël...”
Ju mund ta luani këtë lojë kudo – kur jeni duke ecur, në shtëpi ose në udhëtim (jo kur jeni duke vozitur/ngarë makinën).
Qëllimi i lojës është që fëmija të gjejë emrin e një objekti të caktuar bazuar në përshkrimet që ju i bëni për atë objekt. Për shembull ju thoni: Unë po shoh me syrin tim, diçka të kaltërt, të rrumbullakët dhe të butë...
Në fillim është e rëndësishme që objekti të jetë shumë i dukshëm. Më vonë ju mund ta ndërlikoni lojën duke përshkruar një objekt që është më vështirë për ta dalluar fëmija.