Topat anti stres
Në këto kohë pandemie të gjithë jemi duke kaluar periudhë jo aq të lehtë dhe kohë pas kohe të gjithë ndjejmë stres dhe shqetësim, kjo ndodh tek të rriturit por ju mund ta imagjinoni se si ndikon shqetësimi ynë tek fëmijët. Prandaj, është shumë e rëndësishme që t’i ruajmë sa më shumë fëmijët nga lajmet me të dhëna tronditëse dhe shqetësuese.
Për këtë aktivitet ju nevojiten: disa balona, miell, dhe marker. Balonat e zbrazët i mbushni me miell, i lidhni ata dhe pastaj me marker fëmija mund t’i vizatojë disa shprehje të ndryshme emocionale. Nxisni fëmijën të flas për emocionet që ndjen. Shkencërisht është vërtetuar që në momentin që arrijmë ta emërtojmë emocionin që ndiejmë, ne e zbehim atë për 50%.
Topat e krijuar me balona kanë efekt anti stres, ju mund t’i përdorni ata bashkë me fëmijën, t’i mbani në dorë dhe të luani me ta duke i formësuar gjatë kohës kur jeni duke lexuar, parë televizion apo thjeshtë duke bashkëbiseduar.