logo

Thesari i fshehur i vjeshtës

Kjo lojë mund të luhet në kopsht ose park ku mund të gjenden shumë gjethe të thara për të fshehur "thesarin e fshehtë’’.

Mund të përdorim një enë të vogël, apo thjeshtë pastrojmë gjethet dhe vendosim objekte të ndryshme të vjeshtës si: një çadër, çizme, kungull, misër, mollë etj. I mbulojmë objektet me gjethe të thara.

Fëmijës i kërkohet të nxjerrë objektet nga gjethet dhe t'i identifikojë, duke treguar funksionin që kanë. Loja është e përshtatshme për tu luajtur nga fëmijë të së njëjtës moshë.