Thesari i fshehur
E tëra çfarë duhet të bëni është të fshihni një lodër në ambientet e shtëpisë, të cilën do ta quani thesari i fëmijës tuaj. Për të bërë kërkimin më interesant shtoni edhe gjurmë të tjera të cilat po ashtu duhet t’i fshihni.
Qëllimi i lojës është që fëmija ta gjejë thesarin e fshehur, mirëpo për të bërë këtë, fëmija së pari duhet të gjejë gjurmët të cilat të shpiejnë tek thesari. Ju gjithashtu mund të merrni pjesë në lojë duke ndihmuar fëmijën të gjejë gjurmët dhe t'i zgjidhë ato.
Sa më shumë gjurmë të lini, aq më shumë zgjat loja!