logo

Stinët

Do t'ju duhen dy pjata kartoni apo letre, lapsa me ngjyrë, gërshërë, një fletë letre dhe një kunj (shikoni videon dhe udhëzimet).

Merreni një pjatë dhe prisni skajet e saj për të krijuar një rreth. Përdoreni atë për të vizatuar një rreth në letër. Rrethin e vizatuar në letër, ndajeni në katër pjesë dhe vizatoni një pemë në secilën zonë (ose printoni shabllonet e bashkangjitura).

Një pemë është për pranverën, tjetra për verën, e treta për vjeshtën dhe e katërta për dimrin. Duke përdorur gërshërët, prisni rrethin përgjatë vijave dhe ngjiteni në pjesën e poshtme të pjatës së rrumbullakët që tashmë e keni prerë.

Pastaj, merreni një pjatë tjetër prej letre dhe prisni nga ajo një çerek (një të katërtën) në fund të pjatës për të krijuar një dritare trekëndore. Vendosni imazhin e pemëve pas kësaj pjate të dytë dhe ngjiteni duke përdorur një kunj. Kur të rrotulloni pjatën, çdo stinë do të zbulohet përmes dritares.