Skulptura e heshtur
Fëmijët qëndrojnë në rreth dhe para vetes kanë të vendosura karriget. Loja fillon nga një fëmijë i cili e vendos karrigen në mes të dhomës në një pozitë të caktuar, vazhdon secili kështu me radhë duke vendosur karrigen në një formë të ndryshme duke krijuar kështu një skulpturë të heshtur.
Pasi të gjithë kanë vendosur karriget, atëherë kërkohet nga ta që të bëjnë një shëtitje në rreth për të parë skulpturën nga kënde të ndryshme dhe kur secili kthehet në vendin e tij/saj, flet për skulpturën se në çfarë i përngjan.