Shtrati i detit në një shishe
Ju duhet një shishe plastike të cilën duhet ta mbushni me ujë dhe të shtoni pak ngjyrë të kaltërt (p.sh. ngjyrosës për ëmbëlsira, ngjyrë temperë). Nëse keni figura të gjallesave të detit mund t’i fusni në shishe ose mund të krijoni vet forma si yje dhe peshq me materiale që i rezistojnë ujit (p.sh. material nga lecka, sfungjer). Mund të shtoni guacka dhe topa prej xheli.
Për çdo rast, përdorni silikon ose ngjitës rezistent për të ngushtuar kapakun.