logo

Shtigje

Mund të formoni një shteg duke përdorur ngjitës, pjata, kuti dhe topa të vegjël me ngjyra.

Ja disa ide:

  • Ekuilibri - ngjisni një shirit/ngjitës ose material të bardhë në dysheme; fëmija duhet të ecë përgjatë vijës pa shkelur jashtë shiritit të bardhë.
  • Zigzag - përdorni shiritin e bardhë për të krijuar linjën zigzag në dysheme; fëmija duhet të ecë përgjatë linjës zigzag.
  • Lojë me topa të vegjël me ngjyra; fëmija duhet të kapë njërin top të vogël me gishtat e këmbëve; përsërisni aktivitetin duke vendosur secilin top në një enë (fëmija mund të jetë i ulur ose në këmbë).