logo

Rruga me pengesa

Përdorni objektet në shtëpi për të krijuar një rrugë me pengesa në dyshemenë e dhomës. Fëmija duhet të ndjekë udhëzimet, të kalojë të gjitha pengesat për të arritur tek caku. Pengesat vendosen varësisht nga objektet që keni në shtëpi.

Fillimisht jepni udhëzimet një nga një: Hidhe hapin në letër. Kaloje jastëkun. Zvarritu në dysheme. Ulu brenda kutisë, etj. Më vonë jepni dy udhëzime në të njëjtën kohë, duke e sfiduar fëmijën t'i kryejë ato sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Vazhdoni lojën duke ndërruar rolet dhe shikoni nëse fëmija juaj mund ta udhëheqë lojën duke dhënë udhëzime. Para çdo veprimi, pyesni fëmijën; Çfarë duhet të bëjë tani?