logo

Përbindëshat e vegjël

Materialet që ju duhen: ngjyra të ujit ose ngjyra temperë, një furçë, pak ujë, letër e bardhë (karton ose pjata letre).

Përzieni një sasi të vogël të ngjyrës temperë me ujë dhe vendoseni në letër ose pjatë letre. Fryni aty ku e keni vendosur ngjyrën duke e shpërndarë kështu ngjyrën në drejtime të ndryshme dhe kështu krijoni forma të parregullta. Pasi t’ju ketë vëzhguar ju, kërkoni fëmijës të bëjë të njëjtën gjë.

Kur ngjyrat thahen, duke përdorur furçën, ngjyrosni sytë dhe gojën me dhëmbë në qendër të formës.

Përdorni ngjyra të ndryshme dhe sigurohuni që të përdorni mjaftueshëm ujë për të lehtësuar fryrjen dhe shpërndarjen e ngjyrave.