Pema e Krishtlindjeve prej letre
Ju duhet letër me ngjyra, gërshërë dhe ngjitës. Prisni një trekëndësh nga një letër A4 (trekëndëshi të jetë sa më i madh që është e mundur). Prisni letrat me ngjyra me gjerësi 1 cm dhe mbështillni në rrotulla.
Këto letra do t’i ngjisni tek trekëndëshi për të bërë dekorimet e pemës së Krishtlindjeve. Ngjitni një yll në maje të pemës.
Ky është një aktivitet i thjeshtë e kreativ që mund të realizoni në ambient të brendshëm në ditët me shi. Nëse fëmija është më i rritur, ai/ajo mund të presë vijat e vizatuara në letër. Ata gjithashtu mund të ngjisin edhe dekorimet me ndihmën dhe monitorimin tuaj. Mund të përdorni dhe revista të vjetra për të prerë shirita për dekorimet e Pemës së Krishtlindjes. Veç shiritave mund të prisni dhe forma të tjera si rrathë, yje etj.