logo

Pasqyrimi i emocioneve

Pasqyrimi është sjellje në të cilën një person pa vetëdije imiton gjestet e tjetrit. Pasqyrimi shpesh ndodh në situata sociale, veçanërisht në shoqërinë e miqve të ngushtë ose familjes.

Fillimisht duhet të gjeni një pasqyrë në ambientin e shtëpisë. Përdorni ndonjë laps me ngjyrë, me të cilin fëmija mund të vizatojë në pasqyrë. Udhëzoni fëmijën të vizatojë në pasqyrë një apo më shumë fytyra me ndonjë emocion të caktuar.

Pasi që fëmija vizaton në pasqyrë dhe e emërtoni së bashku emocionin e caktuar, udhëzoni fëmijën që përballë atij emocioni të vendos fytyrën dhe të bëj lëvizjet e fytyrës sikurse figura në pasqyrë.

Ju mundeni pastaj të flisni me fëmijën për momentet tuaja që ndërlidhen me emocionet e pasqyruara. Për shembull, kur ka qenë momenti më i gëzuar për ju? Ose për çfarë mërziteni më së shumti?