logo

Ngjyrosja me gishtërinj

Gjithçka që ju nevojitet për të ngjyrosur me gishtërinj është një enë me ujë, ngjyra uji, letër dhe një stilolaps.

Vizatoni disa forma ose objekte në copën e letrës: një pemë, lule, flutur, kodër, diell, etj. Bisedoni me fëmijën për figurën: çfarë është kjo, ku është lulja...

Tregoni fëmijës tuaj se si të ngjyrosë një objekt duke përdorur majat e gishtërinjve, ujin dhe ngjyrat, dhe duke bërë pika njëra pranë tjetrës brenda sipërfaqes së imazhit: pemë, lule, etj.