logo

Mozaik në tabelë me kunja

Fëmijëve më të vegjël u japim kunja më të mëdhenj ndërsa fëmijëve (4 vjeç+) mund të ju ofrojmë kunja më të vegjël. Mund t’i lejojmë ata të luajnë një lojë të lirë (fëmija mund të formojë çfarë dëshiron në tabelë) ose mund të ju caktojmë një detyrë - fëmija të ndërtojë me kunja një formë sipas modelit të dhënë.

Keni parasysh se pjesët/kunjat janë të vogla ndaj duhet të kujdeseni që fëmija mos t’i fusë në gojë. Mos harroni të mblidhni kunjat pas përfundimit të lojës, por mblidhini së bashku me fëmijën - mos të jetë diçka që e bëni vetëm ju!