Mos i zgjo kafshët
Përdorni jastëkë ose objekte me madhësi të ndryshme dhe vendosni si pengesa në dyshemenë e dhomës. Këto pengesa përfaqësojnë “shkurre”, ku kafshët janë duke fjetur. Qëllimi i lojës është që fëmija të shkojë nga një pjesë e dhomës në tjetrën qetësisht dhe me kujdes në mes të "shkurreve" në mënyrë që të mos zgjojë kafshët.
Ndërsa luan këtë lojë, fëmija duhet të shmangë ecjen mbi jastëk ose pengesat e tjera. Këtë lojë mund ta luani brenda ose jashtë. Mund të luhet gjithashtu nga një grup fëmijësh të ndarë në dy ekipe, nëse ka hapësirë të mjaftueshme.
Ekipi fitues është ai që arrin të mbërrijë në cakun e caktuar, pa i zgjuar kafshët.