Mësimi i ngjyrave
Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet janë: letër e bardhë, lapsa me ngjyra dhe kapëse për tharjen e rrobave me ngjyra të ndryshme.
Vizatoni disa katrorë ne skajet e letrës se bardhë dhe pastaj ngjyrosni ata me ngjyra të ndryshme. Udhëzoni fëmijën që të vendosë kapësen për tharjen e rrobave në katrorin me ngjyrën e njëjtë të kapëses. Qëllimi i aktivitetit është që fëmija të identifikojë ngjyrat e njëjta.
Për më tepër rreth zhvillimit të aktivitetit, ju lutem shihni videon në rubrikën tjetër, e cila është përgatitur nga organizata anëtare e KOMF, Handikos.