logo

Mbushe lugën me drithëra

Për të zhvilluar këtë lojë ju duhen: një tabaka, dy pjata me madhësi të njëjtë, një lugë dhe drithëra të ndryshme si: misër, oriz, grurë, tërshërë, etj.

Vendosni të dy pjatat në tabaka dhe mbushni njërën prej tyre me drithëra.

Vendoseni lugën sipër tabakasë dhe shpjegoni fëmijës se cila është detyra e tij/saj duke i treguar se si të mbushë pjatën tjetër.
Ndërsa veproni kështu, emërtoni secilin objekt dhe shpjegoni se çfarë po bëni.