logo

Loja me prekje

Gjeni materiale të ndryshme nga të cilat do të prisni nga një copë në formë të rrumbullakët. Materialet duhet të jenë të ndryshme nga prekja: e butë, e fortë, e lëmuar, e ashpër... etj.
Mund të përdorni gjithashtu karton të fortë, letër zmerile/grrithëse, xhinse. Prisni këto materiale në formë të rrumbullakët, në madhësinë e kapakëve të kavanozit dhe ngjitini ato përmbi kapakë.
Fëmijët më të vegjël thjesht do të kënaqen me prekjen e tekstileve të ndryshme.
Për fëmijët më të rritur, bëni nga dy forma me materiale të njëjta dhe kërkoni fëmijës që t’i gjejë të njëjtat dhe t’i bëjë çift.

Në vend të kapakëve të kavanozit, ju mund të prisni materiale dhe t’i ngjisni në letër (siç është paraqitur në video).