Loja me plastelinë
Vizatoni rrathë me ngjyra të ndryshme në një letër të bardhë apo karton. Ju po ashtu mund të vizatoni edhe forma të tjera më të ndërlikuara dhe të udhëzoni fëmijën që të mbushë sipërfaqet e tyre me plastelinë me ngjyra të ndryshme.
Me fëmijët më të rritur mund të bëni forma të tjera gjeometrike, apo edhe forma më komplekse, siç janë kafshët, bimët, njerëzit, objekte të ndryshme, etj.
Kujdes: Nëse fëmija është më i vogël, sigurohuni që ai/ajo nuk e vendosë plastelinën në gojë dhe mos e lini fëmijën në asnjë moment vetëm dhe pa mbikëqyrje.