logo

Loja e vëzhgimit

Nuk iu duhen lodra për këtë lojë. Qëndroni përballë fëmijës tuaj dhe pyetni për gjëra që ju keni veshur (rrobat, këpucët, bizhuteri etj). Kërkoni nga fëmija  të mbyllë sytë e tij/saj dhe hiqni një gjë nga vetja. Kur fëmija të hapë sytë, pyetni sërish se çfarë kam veshur tani? A ka ndryshuar diçka?

Më pas, ndryshoni rolet. Listoni të gjitha gjërat që fëmija ka veshur, mbyllni sytë dhe kërkoni fëmijës të ndryshojë diçka.