Loja e mirënjohjes
Për të luajtur këtë lojë ju nevojitet vetëm një zar. Rregullat e lojës janë: fëmija ta hedh zarin dhe varësisht numrit që i bie, ai/ajo duhet t’iu përgjigjet kërkesave si më poshtë:
- Emërto një person për të cilin jeni shumë mirënjohës/e;
- Emërto pesë gjëra që ti i ke dhe për të cilat je mirënjohës/e;
- Emërto një kujtim për të cilin jeni mirënjohës/e;
- Emërto një shkathtësi për të cilën jeni mirënjohëse
- Emërto një libër i cili ju ka mësuar diçka më vlerë dhe ju për të jeni shumë mirënjohës/e;
- Emërto një film të mirë i cili ju ka dhënë një mesazh të mrekullueshëm dhe ju jeni mirënjohës për të.