Loja e Kimit
Për të zhvilluar këtë lojë vendosni tre ose gjashtë objekte në një tavolinë (letra me ngjyrë, blloqe, lapsa me ngjyra, fruta) dhe kërkoni fëmijës t’i shikojë ato.
Kërkoni nga fëmija të mbyllë sytë e tij/saj dhe hiqni një objekt nga tavolina. Kur fëmija të hapë sytë, kërkoni që të thotë emrin e objektit që mungon. Ju poashtu mund t’i largoni të gjitha objektet dhe ta pyesni fëmijën nëse i mban mend të gjitha.