logo

Kutitë me tinguj

Krijoni rrake taket tuaja të cilat do të shndërrohen në një lojë fantastike të kujtesës – e mbi të gjitha shumë kumbuese!

Për të zhvilluar këtë lojë, do t'ju duhen gota ose kuti të vogla plastike e jo të tejdukshme, letër, ngjitës dhe drithëra si: oriz, grurë, tërshërë, misër, etj. Nëse ju për shembull dëshironi të krijoni pesë rrake take, atëherë do t’ju duhen 10 gota plastike, pasi gotat duhet t’i bëni çift. Merrni pesë gota dhe vendosni në secilën nga një grusht me njërën prej drithërave. Më pas mbulojeni secilën gotë me një letër të trashë dhe ngjiteni fort me ngjitës. Të njëjtën sasi të drithërave e ndani edhe në pesë gotat e tjera në mënyrë që të krijohen çifte të njëjta të gotave me drithëra brenda.