logo

Krijo shfaqjen tënde

Inkurajojmë fëmijët të krijojnë shfaqjen e tyre për të cilën mund të bazohen në ndonjë libër apo mund të jetë edhe ndonjë histori imagjinare.

Pasi ta kenë krijuar historinë, duhet të planifikojnë se si do të zhvillohet performanca artistike. Nëse do të ketë audiencë, filloni dhe krijoni hapësirën e përshtatshme ku do të ulen shikuesit.

Përgatiteni skenën duke përdorur materialet që keni në shtëpi, duke i mbuluar hapësirat me mbulesa apo çarçafë të ndryshëm, në mënyrë që t’i krijoni peisazhet e natyrës apo hapësirën e brendshme në të cilën zhvillohet ngjarja. Përdorni rroba të ndryshme për të krijuar personazhin që do të performoni, po ashtu dhe çfarëdo tjetër që do të lehtësojë paraqitjen tuaj skenike në kushte shtëpie!