Krijimi i labirintit
Për të realizuar këtë aktivitet ju nevojiten: një tabaka, disa shkopinj, ngjitës dhe një top i vogël.
Ky është një aktivitet i thjeshtë i cili fillimisht i fton fëmijët në krijimin e vetë lojës dhe më pastaj i përfshin ata në lojë. Ju duhet t’ju ofroni materialet e nevojshme dhe tu jepni instruksionet e veprimit fëmijëve, në mënyrë që ata të krijojnë në mënyrë të pavarur labirintin e tyre.
Kjo lojë mund të përdoret për të zhvilluar orientimin në hapësirë, durimin dhe sensin e kohës (gjatë lojës ju mund të përdorni orëmatësin për të rritur shpejtësinë).