logo

Klasifikimi i ngjyrave

Do t’ju duhen tre pjata të bardha ose të tejdukshme. Ngjitni (ose thjesht vendosni) në pjatë, një copë letër ose pëlhurë me një ngjyrë të caktuar si për shembull: të verdhë, të kaltërt apo të kuqe. Pastaj, duke përdorur letër ose karton me ngjyrë, prisni rrathë ose forma të tjera duke përdorur tre ngjyrat e njëjta. Detyra është që të vendosni këto forma në pjatat me ngjyrën e njëjtë.

Kur fëmija ka zotëruar ngjyrat themelore, përfshini ato dytësore: të portokalltë, të gjelbërt ose ngjyrë vjollce, dhe pastaj edhe ngjyra të tjera.

Nëse keni pjata me ngjyra të ndryshme, mund t’i përdorni ato.