Gjej modelin
Vizatoni disa rrathë me modele të ndryshme në një copë letre dhe nga secili model bëni nga dy të njëjtë. Prisni këto letra dhe vendosni në një karton. Vendosni të gjitha letrat njëra mbi tjetrën dhe kërkoni fëmijës të provojë të gjejë letrat me modele të njëjta.
Pastaj, ju mund t’i ktheni letrat mbrapsht dhe të luani lojën e kujtesës.
Fëmijës mund t’i kërkohet poashtu që të ngjyrosë modelet ose mund ta bëni këtë gjë së bashku.