Gjej kafshën
Prisni nga revistat ose vizatoni figura kafshësh (qen, gjirafë, tigër, zebër, leopard) dhe format e tyre përkatëse. Prisni figurat e kafshëve dhe pjesët e ndryshme të trupit të kafshëve duke i grupuar në dy pjesë. Pastaj pyesni fëmijën, të kujt janë këto pjesët?
Kjo mund të jetë dhe një lojë kujtese: Vendosni letrat mbrapsht dhe ktheni dy nga dy para duke i bashkuar figurat të cilat përputhen me njëra tjetrën.
Poashtu ju mund të vendosni letrat me forma të kafshëve mbi kafshët e caktuara dhe pyesni fëmijën të shikojë format dhe të supozojë për kafshën poshtë saj. Kontrolloni së bashku nëse përgjigjja është e saktë.