logo

Emocionet

Printoni ose vizatoni dy kopje për secilin emocion si për shembull: gëzimin, pikëllimin, zemërimin, habinë, befasinë, frikën, etj. Prisni ato dhe ngjitni në karton.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmija të gjejë dy emocione të njëjta. Pastaj, kërkoni fëmijës të emërtojë secilin prej emocioneve të ilustruara, dhe flisni me të se si është të ndjejë një emocion të veçantë dhe si duhet ta shpreh atë.

Flisni sa më shpesh që të keni mundësi për emocionet. Pyesni fëmijën tuaj çfarë ndjen dhe ndihmoni atë të kuptojë dhe shpreh nëse ndihet i trishtuar, zemëruar apo frikësuar.