logo

Diell, pyll, gur

Kjo është një lojë me gishtërinj që mund të jetë konkurruese. I kërkojmë fëmijës të formojë "formën" e diellit, gurit ose pyllit me gishtërinjët e tij/saj. Fillojmë me një detyrë të thjeshtë për të formuar një formë, pastaj gradualisht duke e rritur ritmin.

Më pas kombinojmë detyrat: "Formo diellin, më pas gurin" ose "Formo pyllin, më pas diellin e gurin", dhe kështu me rradhë.

Shembuj të formave të gishtërinjëve:

  • Krahët lart me gishtërinj të hapur - ky është dielli.
  • Krahët lart, duart drejt, gishtërinjët bashkë - ky është pylli.
  • Grushtat e mbledhur - këta janë gurët.