logo

Çfarë fshihet në kuti?

Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e fëmijëve për të identifikuar objekte të ndryshme me anë të perceptimeve shqisore. Për të zhvilluar aktivitetin “Çfarë fshihet në kuti?”, ju nevojiten: një kuti kartoni dhe objekte të ndryshme si: lodra me tinguj, mjete kuzhine, ushqime të ndryshme si ato që kanë aromë të fortë: limon, qepë, etj.

Fillimisht i fshihni objektet brenda në kuti, pa i parë fëmijët. Sigurohuni që në kuti të jetë një vrimë ku fëmija mund ta fus dorën pa pasur mundësi të shoh çfarë fshihet brenda. Pastaj, udhëzoni fëmijët të kërkojnë në kuti dhe të marrin një nga objektet në dorë dhe ta perceptojnë atë pa e parë.

Detyra e juaj si prind është që ta nxisni sa më shumë fëmijën përmes pyetjeve si: çfarë mendon që ke në dorë? Është ushqim apo është lodër? Është e rëndë apo e lehtë, e butë apo e fortë? Nëse është ushqim mund ta identifikoj me anë të prekjes dhe pastaj të nuhas dorën, në këtë formë fëmija mund të bëj identifikimin me anë të shqisës së nuhatjes.