logo

Bashko fotografinë

Printoni fotografitë e bashkëngjitura ose prisni fotografinë e një libri apo reviste (mund t’i ngjisni në një karton). Fillimisht, prisni fotografinë në dy gjysma dhe grumbulloni/përzieni ato. Kërkoni fëmijës të gjejë pjesët e së njëjtës pikturë dhe t’i bashkojë.

Pasi fëmija të zotëron aftësinë e bashkimit të një imazhi dy pjesësh, prisni secilën pjesë në gjysëm duke krijuar një mozaik prej katër pjesësh. Detyra është e njëjtë - të bashkohen pjesët e imazhit.