Arka e kursimeve
Për të zhvilluar këtë lojë, do ju duhet një arkë e kursimeve. Në rast se nuk e keni një të tillë në shtëpi, improvizojeni atë duke e formuar një kuti nga kartoni dhe hapni një vrimë për futjen e monedhave. Prisni letra me ngjyra të ndryshme në formë të monedhave. Lëreni fëmijën tuaj të vendosë monedhat në vrimën e arkës së kursimeve. Bëjeni detyrën pak më të vështirë, duke i kërkuar fëmijës të vendosë vetëm një monedhë me ngjyrë të caktuar në arkë.
Ju gjithashtu mund të shkruani numra në monedha (nga 1 deri në 5, ose 1 deri në 10). Kjo do të ndihmojë fëmijët në mësimin e numrave.
Detyra mund të bëhet edhe më e ndërlikuar duke i thënë fëmijës për shembull: të vendosë në arkë tre monedha me ngjyrë të verdhë dhe dy me ngjyrë të kaltërt, ose dy monedha me numrin pesë dhe katër me numrin tre, etj. Ka kombinime të ndryshme që ju mund të provoni!