Akullore prej letre
Materialet që ju duhen për këtë lojë janë: letër me ngjyrë, ngjitës, gërshërë, pambuk, ngjyra temperë, furçë ose enë të vogla.
Zgjidhni një copë letre që do shërbejë si mbajtëse e akullores. Përdorni letrën ngjyrë të portokallt dhe priteni në formë trekëndëshi për konin. Përdorni pambukun për të bërë kupat e akullores. Vendosni për shijet e kupave të akullores, duke zgjedhur cilat ngjyra do përdorim. Ngjyrosim “topat” e pambukut duke përdorur furçën dhe ngjyrat temperë, ose thjeshtë i zhysim topat në enët e vogla me ngjyra. Pasi ti keni ngjyrosur, ngjitni topat e akullores në mbajtësen e letrës.