Moti
Për të zhvilluar këtë lojë do t’ju duhet të printoni ose vizatoni në disa letra ilustrime të llojeve të ndryshme të motit. Filloni me ato më të thjeshta: dielli po ngroh, po bie shi, era po fryen, po bie borë, etj. Nëse fëmija është më i rritur në moshë mund t’i prezantoni koncepte të tilla si: mjegull, stuhi, vranësirë, fllad. Filloni duke pyetur se si është moti sot.
Shikoni dritaren ose dilni jashtë për të parë dhe ndjerë motin dhe pyesni fëmijën tuaj: A është ngrohtë? A ka diell? A është ftohtë? A ka re? - etj.